Video

Biden: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kërkon kompromise të vështira

1
 

Në letër-urimin drejtuar Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj në krye të shtetit të Kosovës, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka premtuar mbështetje në procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar rëndësinë që ka arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. Por ai ka paralajmëruar se arritja e këtij qëllimi kërkon fleksibilitet dhe kompromise të vështira nga palët

Kompromise të vështira për Kosovën ka paralajmëruar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në rrugëtimin e saj drejt arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. Në letër-urimin drejtuar Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj në krye të shtetit të Kosovës, presidenti amerikan ka premtuar mbështetje në këtë proces, duke theksuar rëndësinë që ka për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor që Kosova të realizojë potencialin e saj dhe të integrohet plotësisht në institucionet euroatlantike. Unë e di që arritja e këtij qëllimi do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partneri juaj në çdo hap”, thuhet, ndër të tjera, në letrën e Bidenit, që mban datën 19 prill.