Video

Shtyrje bërrylash në Kuvend

1
 

Seanca në të cilën, ndër të tjera, është dashur të debatohej për situatën në arsim, këtë të enjte për pak ka kaluar pa rrahje mes deputetëve e ministrave. Në debat e sipër, pasi nga salla vendosën të largoheshin deputetët e PDK-së, ata janë përplasur me ministrat e Qeverisë Kurti fillimisht, e pastaj edhe me deputetët e Vetëvendosjes. Reagimi i deputetëve të PDK-së, sipas shefit të tyre Abelard Tahiri, ka ardhur si rezultat i ofendimeve të marra nga ata të VV-së, derisa një gjë të tillë e mohuan këta të fundit.

Në përleshje fizike për pak sa nuk ka kaluar debati në Kuvendin e Kosovës.

Derisa nga salla ishin duke u larguar deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi është fjalosur me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjë që nxiti reagimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.