Video

Haziri kërkon drejtësi për tre gjilanasit që vdiqën në Shqipëri

1
 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën ka kërkuar nga institucionet e Shqipërisë zbardhjen e rastit të tre gjilanasve të cilët vdiqën në Durrës.

Në një adresim për medie, Haziri theksoi se është në interes, përveç të familjes, edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëhet e ditur se si janë trajtuar bashkëqytetarët e tij nga institucionet shëndetësore të Shqipërisë.