Video

Mjekët marrin në Kuvend premtime për shtesat dhe Ligjin për Paga

1
 

Në takimin e mbyllur mes anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe drejtuesve të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës u diskutua për kthimin e shtesave dhe për Ligjin për paga. Anëtarët kërkuan shërbime më profesionale nga personeli shëndetësor, ndërsa u zotuan se do t’i mbështesin kërkesat e tyre

Pa praninë e mediave është zhvilluar takimi i parë mes Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe udhëheqësve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Pas takimit katërorësh, para mediave drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tregoi për temat e diskutuara dhe kërkesat e tyre. E kërkesë kryesore e Shërbimit Spitalor ishte një mbështetje më e madhe buxhetore.

“Ne si SHSKUK duhet ta shohim në zbatim Ligjin e pagave dhe vetëm Ligji i Pagave do ta zgjidhte një herë e mirë çështjen e pagesës së punëtorëve shëndetësorë. Ndërkohë që ne kërkojmë që në bazë të mundësive buxhetore të jenë sa më të larta pagesat për punëtorët shëndetësorë që janë të angazhuar”, tha Krasniqi.