Video

Kaos në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori”

1
 

Numër i madh i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç kanë mësyrë mëngjesin e së premtes Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, në përpjekje për të marrë vaksinën anti-covid. Para kësaj qendre, turma e ngjeshur ka qëndruar disa orë, derisa është vendosur që ata të futen brenda sallës për të eliminuar grumbullimet në hyrje. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se tollovisë i ka kontribuuar ardhja e qytetarëve nga komunat e tjera

Radhë të gjata të qytetarëve e përpjekje të policisë për ta mbajtur nën kontroll masën e tubuar, janë parë mëngjesin e së premtes para Qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë.

Për disa orë rresht, qytetarë të shumtë, kryesisht të moshës mbi 65 vjeç, i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë, madje edhe duke u shtyrë me ata pak pjesëtarë të policisë, në përpjekje për ta siguruar një numër për të hyrë në radhë për vaksinimin.