Video

“Shpresë” në spitale – në Gjakovë e Ferizaj asnjë pacient me COVID-19

1
 

Spitali i Gjakovës e ai i Ferizajt, janë dy spitalet e para që pas një viti nuk kanë asnjë pacient me COVID-19. Sipas mjekëve të Spitalit të Gjakovës, një gjë e tillë paraqet lehtësim për ta, por që assesi nuk duhet të neglizhohen rekomandimet e institucioneve. Ndërkohë, fluks i madh i qytetarëve për t’u imunizuar ndaj COVID-it është vërejtur në këtë komunë.

Pas një viti që nga shfaqja e rasteve të para në Kosovë, objekti i Infektivës në Spitalin e Gjakovës nuk e ka asnjë pacient të dyshuar, apo të konfirmuar me koronavirus.

Këtë të enjte, në këtë Spital nuk është pranuar dhe nuk ka pasur asnjë të hospitalizuar.