Video

Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e Bordit të RTK-së

1
 

Shkarkimi i Bordit është rekomanduar pas shqyrtimit të raportit vjetor financiar të transmetuesit publik, që ka marrë kritika të shumta nga deputetët

Me shumicë votash, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere të mërkurën ia ka rekomanduar Kryesisë së Kuvendit dhe Komisionit për Media inicimin e procedurave për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Shkarkimi i Bordit është rekomanduar pas shqyrtimit të raportit vjetor financiar të transmetuesit publik, që ka marrë kritika të shumta nga deputetët.