Video

Kërkohet shkarkimi i Mentor Shalës nga RTK-ja

1
 

Pas deklaratës së deputetes Doarsa Kica-Xhelili në Interaktiv të KTV-së se RTK-ja kishte ndërprerë transmetimin e komisionit parlamentar për media kur aty u diskutua për zv. drejtorin Mentor Shala, ka reaguar gjatë së premtes edhe ky i fundit. Me gjuhë seksiste, Shala, ka ftuar në një takim privat deputeten. Postimi i tij, është konsideruar skandaloz nga Rrjeti i Grave të Kosovës, derisa nga sindikata e pavarur e RTK-së u kërkua shkarkimi i tij. Pas këtyre reagimeve u mblodh edhe bordi i RTK-së por që vetëm dënoi atë që e konsideruan gjuhë të papranueshme. Por, masat ndaj Shalës u kërkua që të merren nga drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, i cili po ashtu ishte pjesë e takimit të Bordit.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka zgjedhur gjuhë seksiste t’i drejtohet deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili.

Ai këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook, pas paraqitjes së Kica-Xhelilit në Interaktiv.