Video

Opozita reagon ndaj qasjes së Qeverisë për Marrëveshjen e Washingtonit

1
 

Përsëritja e qëndrimit se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike, ka nxitur të shtunën reagimin e opozitës, sipas së cilës, një qasje e tillë rrezikon marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kosovës. Ndërkaq, njohës të çështjeve ndërkombëtare thonë se me SHBA-në është nënshkruar vetëm një letër zotimi

Deklarata e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike, ka nxitur reagimin e partive opozitare. Një ditë pas kësaj deklarate, të shtunën, një qëndrim të tillë, LDK-ja, PDK-ja e AAK-ja e kanë cilësuar si të rrezikshëm për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje, për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë, me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë, u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri”, kishte thënë Kryeziu të premten.