Video

Kurti kritikoi Hotin se ia hapi Serbisë derën e Shtëpisë së Bardhë, shmangu debatin me opozitën

1
 

Kryeministri Albin Kurti ka treguar një pjesë të pikëpamjeve të tij për marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit të kaluar, por është larguar nga seanca, ndonëse deputetët e opozitës kërkuan që të ballafaqohen me të në debat

Kryeministri Albin Kurti i është shmangur këtë të mërkurë debatit për qëndrimin e Qeverisë nën drejtimin e tij për Marrëveshjen e Uashingtonit. Kërkesave për sqarim të pozicionit të Ekzekutivit ndaj zotimeve të nënshkruara më 4 shtator të vitit të kaluar Kurti u është përgjigjur vetëm me një fjalim, për ta lëshuar më pas seancën.

Fillimisht si propozues i debatit, duke folur për marrëveshjen e dakorduar në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministri Avdullah Hoti tha se ka ndikuar në konsolidimin e heqjen e izolimit ndërkombëtar të Kosovës.