Video

Me gjithë rrezikun nga varianti Delta, Qeveria lehtëson masat

1
 

Derisa shumë shtete kanë rikthyer disa nga masat kufizuese, për shkak të rrezikut me variantin Delta, Qeveria e Kosovës u ka hapur rrugë hapjes së klubeve të natës e zgjatjes së orarit për gastronomet. IKSHPK-ja e MSH-ja nuk kanë treguar nëse kanë dërguar mostra për testim jashtë vendit për variantin Delta.

Me gjithë rrezikun e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit, Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë ka vendosur që të lirojë edhe më tutje masat anti-COVID. Ekzekutivi vetëm ka vendosur që t’ua ndalojë hyrjen personave që e kanë vizituar Indinë, Brazilin e Afrikën e Jugut, përveç shtetasve të Kosovës, e të cilët duhet të karantinohen për 14 ditë.

Por hapja e klubeve të natës e zgjatja e orarit për ahengjet familjare deri në orën 1:00 pas mesnate e me 300 të ftuar, janë vetëm disa nga lehtësimet e radhës që i ka ndërmarrë ekzekutivi, pas presioneve nga bizneset.