Video

Nismë ligjore për kriptovaluta

1
 

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka iniciuar një kuadër rregullator për kriptovaluta. Rreth 2 mijë kriptovaluta që ekzistojnë pritet të bëhen subjekt i rregullave të reja, që mbrojnë konsumatorët nga rreziqet, mashtrimet, si dhe aplikojnë gjoba për rastet e abuzimit me to.

Kjo iniciativë është ndërmarrë pas raportimeve se komunat e veriut janë mbushur me pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe se është shtuar konsumi i energjisë për 14 për qind vitin e kaluar.