Video

Prokuroria s’jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Pejë, ndalohet vëllai i njërit prej viktimave

1
 

Gjatë tërë ditës së enjte, hetuesia ka kryer ekzaminime në vendin ku të mërkurën mbrëma janë vrarë dy persona në Pejë. Policia e Kosovës gjatë së enjtes gjithashtu ka ndaluar për 48 orë njërin nga personat që ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje. Prokuroria nuk ka dhënë kurrfarë informacioni se si ka ndodhur ngjarja dhe cilat kanë mundur të jenë motivet e kësaj vrasjeje. Në shenjë nderimi për të dy zyrtarët e saj, PDK-ja gjatë ditës i ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike.

Që në orën 09:00 të mëngjesit të gjitha ekipet e nevojshme të organeve të rendit dhe drejtësisë kishin dalë për hetime në Pejë, në vendin ku mbrëmjen e së mërkurës ndodhi një vrasje e dyfishtë.

Aty u vra kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.