Video

Përplasja Rama – Kurti në Tiranë

1
 

Iniciativa “Open Ballkan” ka përplasur sërish në distancë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimeve të përbashkëta që Rama, Kurti e liderët e tjerë qeveritarë të Ballkanit Perëndimor kishin me kancelaren gjermane Angela Merkel, Rama akuzoi Kurtin se është duke u bazuar në teori konspirative në refuzimin e tij karshi “Open Ballkan”.