Video

Lajçaku kërkon ndihmën e opozitës për dialogun

1
 

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i ka takuar partitë opozitare, takime këto që i cilësoi si konstruktive, në të cilat kërkoi ndihmën e tyre për procesin e dialogut. Lajçak takoi edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ky i fundit emisarit të BE-së i kërkoi të ruhen integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e nisi herët.

Takimin e parë e pati me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për të vazhduar me shefat e grupeve parlamentare.