Video

Rrënimi i objektit gati njëshekullor në Fushë-Kosovë, i papranueshëm për banorët

1
 

Banorë të fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës po e kundërshtojnë rrënimin e një objekti të vjetër që kishte shërbyer si Shtëpi e Kulturës para luftës. Sipas tyre, ky është objekti i vetëm i vjetër, gati njëshekullor, që ka mbetur në fshat, pas rrënimit të xhamisë dhe shkollës. Ata thonë se rrënimi po bëhet me qëllim që të përfitojnë individë brenda komunës. Ndërkohë, zyratarët komunalë thonë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim që t’i rrënojë objektet e vjetra nëpër fshatra

I papranueshëm po konsiderohet nga disa banorë të fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës vendimi për rrënimin e një objekti që kishte shërbyer si Shtëpi e Kulturës. Ata thonë se ky ka qenë objekti i vetëm i vjetër gati njëshekullor që ka mbetur aty, pas rrënimit më herët të xhamisë dhe shkollës.

Disa prej tyre, prapa kamerës kanë deklaruar se vendimi për rrënim nuk ka qenë në rregull dhe se kjo po ndodh me qëllim që të përfitojnë zyrtarë të caktuar komunalë.