Video

ROSU në Jarinje, serbët bllokojnë rrugën për në pikën kufitare

1
 

Revoltë te serbët e Veriut ka shkaktuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit në targat e veturave. Me automjete të llojeve të ndryshme, dhjetëra serbë kanë bllokuar rrugën që dërgon te pika kufitare në Jarinje, për të kundërshtuar praninë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, e cila po mbikëqyrte zbatimin e këtij vendimi.

Protestuesit janë mbajtur nga policia rreth një kilometër larg pikës kufitare. Situata është vëzhguar nga pjesëtarë KFOR-it, derisa kohë pas kohe zona monitorohej me helikopter. Në një kodër të lartë vëzhgonte edhe dikush.