Video

Rasti Mustafa: Dëshmitarit i vihen në pah kontradiktat

1
 

Elemente kundërthënëse ka nxjerrë në pah trupi gjykues tek dëshmitë e dëshmitarit të parë kundër eprorit të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, Salih Mustafa. Kryetarja e trupit gjykues ia ka lexuar këtij dëshmitari një dëshmi të dhënë në UNMIK në vitin 2006, ku kishte deklaruar se nuk e di kush e ka mbajtur e maltretuar në Zllash, e këtë deklaratë ia ka ballafaquar me rrëfimin që e ka bërë këto ditë, ku ka pohuar se personi që e kishte keqtrajtuar ishte Salih Mustafa

Ditën e katërt dhe të fundit të dëshmisë së dëshmitarit të parë të mbrojtur kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, e ka shoqëruar ballafaqimi i dy versioneve jo krejt të njëjta që ky person, që pretendon se është viktimë, i ka bërë njëherë në vitin 2006 me deklaratën e dhënë këto ditë.

E gjyqtarët e trupit gjykues të Dhomave të Specializuara kanë identifikuar jo pak mospërputhje.