Video

SHBA-ja dhe BE-ja forcojnë angazhimin e përbashkët, mirëpresin luftën e Kosovës kundër krimit

1
 

“Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër është e papranueshme”, thuhet në deklaratë

Me një dallim mjaft të theksuar nga reagimet e mëhershme të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian pas ngjarjeve në veri të Mitrovicës, kësaj radhe në një deklaratë të përbashkët BE-ja dhe SHBA-ja kanë “mirëpritur dhe mbështetur angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe e kanë quajtur si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër”.

Kjo është një pjesë e një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit rreth rritjes së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor pas takimeve të fundit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken