Video

Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani zotohet për mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi

1
 

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka zënë vend në marrëveshjen e arritur për koalicionin qeverisës në Gjermani. Në dakordimin e tri partive, që të mërkurën arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, thuhet se e mbështesin këtë proces.

“Duhet të hapen kapitujt e parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të vendoset liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdojnë negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë. Ne mbështesim dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnjë-Hercegovinë, bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe tejkalimin e ndarjeve etnike”, thuhet në marrëveshjen.