Video

Kurti: Kompanitë që operojnë në parajsa fiskale s’duhet të marrin pjesë në prokurimin publik

1
 

Kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se janë në dijeni të kompanive në Kosovë që janë degë e kompanive që operojnë në Gjenevë dhe Maltë. Këto kompani, ka thënë se operojnë në parajsa fiskale dhe nuk duhet të marrin pjesë në prokurimin publik. Ndërkaq, i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së, e ka përmendur nivelin e ngritur të transparencës në prokurimin publik

Kosovës i duhet një ligj i ri, i cili nuk do ta lejonte asnjë operator të marrë pjesë në prokurimin publik pa i shpalosur të gjithë përfituesit, ka vlerësuar të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë diskutimeve rreth temës “Arritja dhe sfidat në prokurim publik në Kosovë”, organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kreu i ekzekutivit ka hedhur dyshime se një pjesë e kompanive që marrin pjesë në prokurimin publik në Kosovë janë degë të kompanive të regjistruara në Gjenevë dhe Maltë. Ai ka shtuar se kompani të tilla që operojnë në parajsa fiskale nuk duhet të marrin pjesë në prokurimin publik.