Video

Ekspertët e quajnë të paarsyeshëm vendimin për ndalimin e mihjes së kriptovalutave

1
 

Komiteti Teknik në kuadër të masave emergjente për energji ka marrë vendim për ndalimin e mihjes së kriptovalutave shkaku i krizës energjetike në Kosovë. Njohës të kriptovalutave në Kosovë thonë se vendimi i Qeverisë është i paarsyeshëm dhe se, sipas tyre, në Kosovë nuk ka shumë persona që merren me mihje të kriptovalutave në sasi të mëdha

Duke u bazuar në krizën energjetike që ka goditur Kosovën, Qeveria ka marrë vendim që ta ndalojë mihjen e kriptovalutave në të gjithë territorin.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se vendimi është marrë javën e kaluar në kuadër të masave emergjente të energjisë.