Video

Qalaj: Nuk kemi pasur bashkëpunim me Specialen për rastin e dokumenteve

1
 

Në gjykimin ndaj drejtuesve të OVL-UÇK-së në Hagë, të premten ka dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj. Ai ka thënë se zhvillimin e hetimeve nga ana e Policisë së Kosovës, në rastin lidhur me dokumentet e Speciales që po dërgoheshin në zyrat e organizatës së veteranëve të luftës, nuk e ka lejuar Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila ka thënë se kjo është kompetencë e Speciales

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, në cilësinë e dëshmitarit ka dëshmuar para Dhomave të Specializuara në Hagë në gjykimin ndaj drejtuesve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Në dëshminë e tij, Qalaj ka thënë se ata janë kontaktuar nga zyrtarët e OVL-UÇK-së, të cilët u kishin kërkuar që të hetojnë rastin lidhur me dokumentet që po u dërgoheshin në zyrë. Por, zhvillimin e hetimeve nga ana e tyre, sipas Qalajt, nuk e ka lejuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Policia e Kosovës nuk mund të hetojë këtë rast për shkak se ky rast bie në kompetencat e zyrave të specializuara këtu në Hagë”, ka theksuar deputeti i PDK-së.