Video

Vuçiqi e Rakiqi paralajmërojnë pasoja për Kosovën pas ndalimit të referendumit

1
 

“Do të ketë pasoja të gjera, por ata nuk duhet të dinë gjithçka e të dëgjojnë gjithçka. Sido që të jetë, ne jemi krah njerëzve tanë në Kosovë e Metohi dhe së bashku me njerëzit tanë do të marrim vendime për të ardhmen”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Ua tërheqim vërejtjen Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare se vendimi për ndalimin e referendumit do të prodhojë pasoja të paparashikueshme, të cilat në veri të Kosovës do të sjellin reciprocitet ndaj Prishtinës”, ka thënë Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe

Në ditën kur në Serbi u votua për ndryshimet kushtetuese, të dielën, liderët në Serbi dhe nga radhët e serbëve të Kosovës nuk e lanë pa e përmendur Kosovën dhe veprimet e institucioneve, prej një dite më parë.

Kuvendi i Kosovës, gjatë së shtunës e miratoi një rezolutë me të cilën e ndaloi mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në territorin e Kosovës.