Video

Kurti arsyeton paralajmërimet për rritje të rrymës, AAK paralajmëron protesta

1
 

Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët shtëpiakë që kalojnë konsumin mbi 600 kilovatë e që përfshin rreth 200 mijë familje.

Në një konferencë për media Kurti ka thënë se dikush duhet të paguajë rrymën e importuar me çmime të larta, duke shtuar se subvencionimi i tarifave të energjisë nga Qeveria zbut situatën me krizën, por nuk e zgjidh atë.