Video

Skadon në mars afati për targat, Qeveria optimiste për marrëveshje me Serbinë

1
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Brenda këtij muaji pritet që të mbahet edhe takimi i pestë midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Nga Qeveria janë shprehur optimistë për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Ndërsa nga shoqëria civile janë deklaruar skeptikë lidhur me ujdinë, shkaku i zgjedhjeve në Serbi që do të mbahen në muajin prill

Prishtinë, 13 shkurt – Përfundon në mars afati prej gjashtë muajsh për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate lidhur me çështjen e targave midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën pritet që gjatë këtij muaji të mbahet takimi i pestë me radhë ndërmjet dy palëve.

Ani se nga pushteti janë shprehur optimistë rreth arritjes së një marrëveshjeje finale, shoqëria civile ka shprehur skepticizëm lidhur me çështjen e targave të veturave.