Video

Bislimi: Unë insistova për takim trepalësh, s’pati interesim nga Petkoviqi

1
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pasur të mërkurën në Bruksel takim me komisionerin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, me të cilin ka diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me reformat evropiane në Kosovë, si dhe për çështjet e energjisë.

"Me Varhelyin kemi pasur një sërë temash për diskutim, kryesisht që kanë të bëjnë me fushat që janë me rëndësi në procesin e integrimit në BE, janë edhe sfidat në fushën e energjisë. Tash ne po presim miratimin e strategjisë së energjisë elektrike për tetë vjetët e ardhshëm dhe në këtë kontekst është me rëndësi të shihet se në ç'masë Bashkimi Evropian mund të na mbështesë në transicionin drejt energjisë së gjelbër", ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi pas këtij takimi në Bruksel.