Video

Lirimi i serbëve, Haxhiu thotë se përbën injorim të rrezikut ndaj sigurisë së vendit

1
 

Të befasishëm dhe shpërfillës ndaj situatës së sigurisë e ka kualifikuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendimin e Prokurorisë Speciale për lirimin e të arrestuarve, të cilët dyshoheshin se po përgatisnin nxitje të konfliktit në Kosovë.

Sipas Haxhiut, mekanizmat e sigurisë kanë pasur informacione se njëri nga tre serbët e arrestuar është pjesë e inteligjencës serbe dhe se ka komunikime të shumta me Federatën ruse.