1 perditesime
Zgjedhjet 2019

Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës

Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës
Foto: Ilustrim
12:51

Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës

KQZ-ja njofton se tash e tutje, mund të bëni ndërrimin e qendrës ku ju votoni.

"Më poshtë gjeni njoftimin lidhur me periudhën për ndërrimin e qendrës së votimit, ku do të mund të gjeni këto informacione: 1. Si ta dini qendrën tuaj të votimit, dhe 2. Si ta ndryshoni qendrën e votimit brenda komunës”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor. Kjo periudhë ka filluar më 3 shtator dhe do të përmbyllet më 14 shtator 2019.

Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini qendrën tuaj të votimit dhe si ta ndryshoni atë.

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden nga dita e sotme ta dijnë adresën e saktë të vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të vendvotimit. Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT BRENDA KOMUNËS?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes aplikacionit online mundëson ndryshimin e qendrës së votimit (brenda të njëjtës komunë) duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

"Njoftim shtesë: Qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në komunën tjetër duhet ta informojnë QKRC-në (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës së tyre. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi i qendrës së votimit do të pasqyrohet edhe në listën e votuesve", thuhet në njoftimin e KQZ-së.

11:59

Mësoni se ku mund të votoni në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar linkun ku mund të mësoni vendvotimin tuaj.

Kjo, është më e rëndësishme sidomos për të rinjtë që këtë vit, në zgjedhjet e 6 tetorit votojnë për herë të parë.

Më poshtë gjeni linkun ku përmes numrit personal të letërnjoftimit tuaj, mësoni të informatat tjera.

KLIKO KËTU