Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pritet finalizimi i kandidatëve për deputetë Foto: Koha

LDK-ja finalizon nesër listën e kandidatëve për deputetë

Valbona Bytyqi 05 September 2019 11:40
12:48

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka përfunduar takimin.

Pas mbledhjes për media është deklaruar zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Mustafa ka thënë që në këtë takim është diskutuar lista e kandidatëve për deputetë nga 38 degë të LDK-së, raporton KTV.

Sipas tij, lista do të finalizohet nesër dhe do të dorëzohet para afatit të përcaktuar.

Ai ka thënë se në këtë listë do të respektohen dispozitat ligjore dhe të gjithë kandidatët do të me të kaluar të pastër.

Mustafa, ka thënë se 1/3 e kandidatëve për deputetë do të jenë gra.

11:40

Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pritet finalizimi i kandidatëve për deputetë

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në këtë takim, ashtu siç u bë e ditur për media, pritet që të vendoset për listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti, raporton KTV.

Kujtojmë se LDK-ja do të shkojë në zgjedhje e vetme.

Kandidate për kryeministre nga kjo parti është Vjosa Osmani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme