Zgjedhjet 2019

Limaj thotë se prioritet kryesor do ta ketë fuqizimin e bujqve

Limaj thotë se prioritet kryesor do ta ketë fuqizimin e bujqve

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se një nga prioritetet kryesore të Nismës do të jetë investimet në bujqësi.

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se buxheti i Kosovës duhet të orientohet në investimet në bujqësi dhe në këtë drejtim ata planifikojnë të investojnë 500 milionë euro në bujqësi brenda një mandati katër vjeçar duke stimuluar kështu bujqit.