Zgjedhjet 2019

Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ-së deri në mesnatë.