Lista e kandidatëve për deputetë e PSD-së

Lista e kandidatëve për deputetë e PSD-së

06 September 2019 16:57

Partia Socialdemokrate ka përpiluar listën me kandidatët e saj për deputetë.

Në një dokument të siguruar nga KTV, shihen edhe emrat e kandidatëve të kësaj partie.

Kjo parti ende nuk e ka dorëzuar listën e saj në KQZ dhe pritet që këtë gjë ta bëjë sot, pasiqë në fund të ditës do të mbyllet afati.

Kujtojmë se sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Deri më tani, vetëm dy subjekte kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, por sigurisht që gjatë ditës së sotme edhe partitë e tjera pritet të aplikojnë dhe të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme