AAK-PSD publikojnë listën e kandidatëve për deputetë Foto: Alban Bujari/Koha

Koalicioni AAK-PSD dorëzon listën në KQZ

06 September 2019 22:46
00:12

Sekretari ekzekutiv i AAK-së, Lulzim Leci thotë se në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD, është Shkumbin Demaliaj dhe Pal Lekaj.

Pavarësisht se të njëjtit kanë aktakuza, ai thotë se nuk paraqet asnjë kundërshtim në aspektin ligjor. Ai e quajti listën e deputetëve, si të denjë.

"Kësaj liste i prin kryeministri, kryetari aktual, Ramush Haradinaj. Lista fillon me Ramush Haradinajn, përfundon me numrin 110, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Besojmë që në këtë listë kemi njerëz të mençur, në kategori të ndryshme të shoqërisë kosovarë", tha ai.

Lista e dorëzuar para pak minutave, sipas Lecit përmbush të gjitha kriteret ligjore.

"Lista që kam dorëzuar unë sot përmbush të gjitha kriteret ligjore që ekzistojnë në Republikën e Kosovës. Dhe si e tillë kjo listë është e denjë për të ofruar të gjithë qytetarëve si mundësi. Deputeti aktual Shkumbin Demaliaj është në listë, gjithashtu edhe ministri Pal Lekaj është në listë, por kjo nuk paraqet asnjë kundërshtim në aspektin ligjor", tha Leci, raporton KosovaPress.

22:46

AAK-PSD publikojnë listën e kandidatëve për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me PSD-në, kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputetë.

Nga radhët e këtij koalicioni, janë gjithsej 100 kandidat, ndërkaq numrin 110 e bartë i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Në njoftimin e AAK-së dërguar medieve thuhet se renditja e kandidatëve të listës fituese është bërë përmes shortit të brendshëm, dhe përmban edhe simbolika për të cilat oponioni do të njoftohet pas dorëzimit në KQZ.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme