Më 17 shtator hedhet shorti i renditjes së subjekteve në fletëvotim Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Më 17 shtator hedhet shorti i renditjes së subjekteve në fletëvotim

09 September 2019 17:33

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka filluar certifikimi i listave të kandidatëve, subjekteve politike e koalicioneve për zgjedhjet e 6 tetorit.

Certifikimi pritet të përfundojë të martën, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ai ka njoftuar se gjatë vikendit, partitë kanë pasur mundësi që të bëjnë edhe ndryshimet e fundit në lista.

Elezi ka paralajmëruar se mund të ketë edhe moscertifikim të ndonjë subjekti apo kandidati, nëse nuk i plotëson kriteret ligjore.

Kurse, më 17 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas listës preliminare, të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues. Kurse, 33 mijë e 791 emra janë larguar nga lista votuese, pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme