Në Kosovë janë 1.8 milionë banorë, e “1.9 milionë votues”

Valbona Bytyqi 10 September 2019 19:05

Më shumë se 1 milion e 900 mijë votues pritet t’u drejtohen qendrave të votimit më 6 tetor, megjithëse në Kosovë jetojnë rreth 100 mijë persona më pak.

Diferenca mes personave që kanë të drejtë të votojnë dhe numrit të përgjithshëm të banorëve, ka nxitur reagime të shumta.

Por, shpjegim për këtë çështje, kanë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se në listat preliminare të votuesve janë të përfshirë të gjithë personat me të drejtë vote, e të cilët, jo domosdoshmërisht jetojnë në Kosovë.

Në anën tjetër, Avni Kastrati, drejtor i Departamentit të Statistikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, thotë se dallimi i banorëve të regjistruar nga viti 2011 e deri më tani, është shumë i vogël.

Zgjedhjet e parakohshme do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 6 milionë euro, derisa mbajtja e tyre pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit dhe shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, në fund të muajit gusht.

Ndërkaq KQZ-ja gjatë ditës ka certifikuar grupin e dytë të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë. Kështu, numri i kandidatëve të certifikuar arriti në 385.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme