Zgjedhjet 2019

Limaj fton partitë politike të zotohen se do të kontribuojnë në përmbylljen e dialogut me Serbinë

Limaj fton partitë politike të zotohen se do të kontribuojnë në përmbylljen e dialogut me Serbinë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Fatmir Limaj ka ftuar të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita, meqenëse interesi jetik i Kosovës është mbyllja e këtij kapitulli.

Sipas Limajt, Nisma Socialdemokrate zotohet publikisht se pas zgjedhjeve të 6 tetorit do të vazhdojë të jetë pjesë konstruktive e politikës shtetërore të Kosovës dhe në legjislaturën e VII-të do të kontribuon, së bashku me miqtë ndërkombëtar të Kosovës, të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe të hapet një faqe të re e historisë së kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor.