Zgjedhjet 2019

AKR-ja në borxhe, mbi 3000 euro s’e ka paguar një kompani për videon e Konventës Zgjedhore

Është sinonim i milionave, por, partia e Behgjet Pacollit, i ka mbetur mijëra euro borxh një kompanie video-produksioni.

Në tetor të vitit të kaluar, Aleanca Kosova e Re kishte nisur me zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë dhe për organizimin e pjesës teknike të ngjarjes ishte angazhuar kompania Dasma TV.