Zgjedhjet 2019

Analistët thonë se partitë politike kanë mospërputhje të sloganeve me programet partiake

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë priten të mbahen më 6 tetor ndërkaq edhe para shpalljes së kësaj date, partitë politike që nga dita e dorëheqjes së Ramush Haradinajt kanë nisur të bëjnë fushatë, ku po mbajnë takime me qytetarë në fshatra e qytete, raporton Ekonomia Online.

Thuajse të gjitha partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar sloganet e tyre, si kryefjalë e planit dhe programit politik me të cilën synojnë të fitojnë sa më shumë vende në këtë legjislaturë.