Zgjedhjet 2019

Asamblistët e LDK të Gjilanit unik në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputet

Asamblistët e LDK të Gjilanit unik në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputet

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëzëri kanë shprehur unitetin dhe mobilizimin në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputet nga kjo komunë.

Gjatë takimit koordinues së Shtabit të Degës, i cili është udhëhequr nga Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal, u tha se entuziazmi i strukturave që po mbretëron në terren, është garanci se Lidhja e Ibrahim Rugovës do të triumfojë me mbështetje të jashtëzakonshme më 6 tetor.