Zgjedhjet 2019

Veseli: Brenda dy vjetësh, çdo familje do t’i marrë fletat poseduese për pronat e tyre

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar më detajisht për projektin e tij për legalizimin e përshpejtuar të ndërtimeve pa leje.

Veseli ka thënë se sot kemi mbi 352 mijë ndërtesa dhe banesa pa fleta poseduese në Kosovë, që bllokojnë mbi 10 miliardë euro kapital, ndërsa me bazën aktuale ligjore, në procesin e legalizimit janë përfshirë vetëm 8600 ndërtime pa leje.