Zgjedhjet 2019

PDK-ja premton hapjen e shumë mini-fabrikave dhe shumë punësimeve

PDK-ja premton hapjen e shumë mini-fabrikave dhe shumë punësimeve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka premtuar punësim, rimëkëmbje dhe, siç thonë në një komunikatë për media, ‘zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në rast se qytetarët i besojnë qeverisjen e re të vendit’.

Zyrtarë të kësaj parti kanë thënë se prioriteti i qeverisjes së tyre do të përqendrohet tek lufta kundër nepotizmit, lufta kundër korrupsionit, ndërkaq zhvillimi ekonomik do të varet nga një stabilitet i brendshëm që, sipas tyre, mund të arrihet vetëm përmes PDK-së.