Veseli nis fushatën: Kosova është mirë, kur është mirë Mitrovica

Veseli nis fushatën: Kosova është mirë, kur është mirë Mitrovica
Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, ka hapur fushatën elektorale në Mitrovicë.
Ai ka thënë se kjo parti ka zgjedhur qëllimisht Mitrovicën si vendnisje për fushatën zgjedhore, për të “përcjellë mesazhin se Kosova është mirë vetëm kur është mirë Mitrovica”.
“Jam sot këtu në Mitrovicë, në qytetin tim të dashur, në vatrën e atdhedashurisë, në djepin e Isa Boletinit, në vendin që më frymëzoj e ku nisa rrugëtimin tim jetësor. Unë jam sot këtu në Mitrovicë, si biri juaj, për ta nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim të ri të Kosovës dhe për të filluar suksesshëm fitoren e madhe të PDK-së. Kam zgjedhur Mitrovicën për ta përcjellë qartë dhe fuqishëm mesazhin e Kosovës dhe PDK-së se Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë. E Kosova e Mitrovica janë mirë, kur ky vend i bekuar nga Zoti zhvillohet e ndërtohet më shumë e kur qytetarët janë më të kënaqur me jetën dhe shtetin e tyre. Jam këtu për të bërë hapin e parë drejt 6 tetorit”, ka thënë ai në hapjen e fushatës.
Ai ka vazhduar duke thënë se “s’ka çmim për liri, e s’ka çmim për Mitrovicën” dhe se “Mitrovica do të jetë përherë një”.
PDK nis fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit në Mitrovicë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.
Hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore PDK-ja e ka bërë në Mitrovicë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Irani pranon se rrëzoi “jo qëllimisht” avionin ukrainas

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

PZAP-ja publikon të dhënat, mbi një milion euro gjoba ndaj partive politike dhe mijëra ankesa

Keqpërdorimet në zgjedhje - prijnë rastet për fotografim dhe keqpërdorim të votës

Vetëvendosja dhe LDK-ja finalizuan programin, marrëveshja nënshkruhet të hënën

KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore

VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, më së voni brenda 30 ditësh

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes
