Zgjedhjet 2019

Veseli: Programi i PDK-së është për një Kosovë pa krim e korrupsion

 

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Klinës, nga ku u tha se kjo parti do të shënojë fitore në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, pasi gjithmonë iu ka prirë proceseve të deritanishme për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, tha se pjesëmarrja masovike në këtë dhe tubimet tjera të PDK-së, tregon zgjimin kombëtar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.