1 perditesime
Zgjedhjet 2019

Veseli nga Drenasi: Fitorja e PDK-së me 6 tetor fuqizon marrëdhëniet me Amerikën

Veseli nga Drenasi: Fitorja e PDK-së me 6 tetor fuqizon marrëdhëniet me Amerikën
18:52

Veseli nga Drenasi: Fitorja e PDK-së me 6 tetor fuqizon marrëdhëniet me Amerikën

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, nga kjo parti ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në Drenas.

Ai ka vazhduar me mesazhe të luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit duke thënë se fitorja e PDK-së me 6 tetor do t’i fuqizoj edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-të.

Sipas tij, në këto zgjedhje do të vendoset mes koalicionit të shpresës me SHBA që e udhëheq PDK-ja dhe koalicionit të izolimit dhe të thellimit të korrupsionit që përfaqësojnë partitë e tjera.

“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA. Si mund të ecë Kosova përpara nëse është e përçarë me miqtë. Si mund të ecë Kosova nëse është e përçarë me miqtë e saj amerikanë. Ne duhet ta ndërtojmë një vizion të Kosovës me ekonomi të zhvilluar, rini e ndërmarrësi. Ky është vizioni i juaj dhe i PDK-së që do të fitoj me 6 tetor” ka thënë Veseli.

Ai më tej, pra mijëra përkrahësve, ka thënë se PDK-ja “me fitoren e saj do ta garantoj të ardhmen e Kosovës me SHBA-të prandaj duhet të votohet adresa e shpresës dhe të ardhmes së Kosovës”.

“Zgjedhja është mes koalicionit të shpresës me SHBA dhe koalicionit të izolimit dhe thellimit të korrupsionit” ka përfunduar Veseli duke bërë thirrje të votohet numri i PDK 112.

18:20

​Veseli premton zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, sot ka vizituar një fermë të deleve.

Veseli ka premtuar se të gjithë prodhuesve do ua subvencionojnë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”.

“Një vizitë të shkurtër sot kisha në fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës, që me këtë punë mbajnë familjen e tyre.

Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë.

Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112, për një bujqësi dhe blegtori shumë më të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli.