Zgjedhjet 2019

Limaj në Malishevë premton zhvillim të bujqësisë

 

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, në tubimin e sotëm me qytetarë të Malishevës premtoi se Nisma do të jetë afër atyre që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, teksa tha se “Bashkë për shtetin”, fillimisht do ta mbyllë dialogun Kosovë-Serbi, ku do të del Kosova fituese.

Lideri i Nismës në vendlindjen e tij, iu premtoi fermerëve dhe bujqve se në mandatin katërvjeçar do të ketë zhvillim të madh në bujqësi. Limaj tha se në katër vjetët e ardhshme, bujqësia do të jetë e para në rajonin e Kosovës.