Zgjedhjet 2019

DnV: Në tri ditë 80 mijë qytetarë në aktivitete zgjedhore, ka edhe shkelje

DnV: Në tri ditë 80 mijë qytetarë në aktivitete zgjedhore, ka edhe shkelje

Prishtinë, 1 tetor - Në tre ditët e fundit të fushatës, 28-30 shtator, vëzhguesit e Demokracisë në Veprim kanë ndjekur 290 aktivitete të subjekteve politike në gjithë vendin, në të cilat janë përfshirë rreth 80 mijë qytetarë. Tubimi publik është forma më e shpeshtë e organizimit që ka dominuar 87%-shin e aktivitetit partiak parazgjedhor.

Relativisht i lartë (15%) mbetet numri i ngjarjeve që nuk janë paralajmëruar në KKZ brenda afateve kohore. Moslajmërimi me kohë i ngjarjeve zgjedhore nga subjektet politike e pamundëson informimin e drejtë dhe me kohë të publikut mbi programet e subjekteve politike në garë.