Zgjedhjet 2019

Osmani: Edhe tri ditë PDK-ja dhe Klani Pronto shkojnë në opozitë

 

mijëra simpatizantëve të komunës së Podujevës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar të mërkurën se edhe tri ditë i ndajnë nga fitorja e LDK-së, kur PDK-ja dhe Klani Pronto do të shkojnë në opozitë.

“Ju e dini shumë mirë që kur e kam dhënë besën, kurrë nuk e kam shkelë atë besë. Kurrë koalicion me PDK-në. Kurrë koalicion me regjisorët e Klanit Pronto, të cilët me krim e korrupsion, me montazha dhe falsifikime po synojnë ta manipulojnë vullnetit e qytetarëve”, tha Vjosa Osmani, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.