Zgjedhjet 2019

Nuk iu lejua hyrja në Kosovë, thirri votuesit “Të demonstrojmë forcën dhe inatin serb”

Nuk iu lejua hyrja në Kosovë, thirri votuesit “Të demonstrojmë forcën dhe inatin serb”

"Ndihmëses së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushica Nikoliqit, nuk i është lejuar sot hyrja në territorin e Kosovës", siç e ka quajtur në njoftimin e saj kjo zyrë Republikën e Kosovës, "krahinës sonë jugore", bën të ditur B92, transmeton Koha.net.

"Jemi dëshmitarë të veprimeve jodemokratike të insitutucioneve të përkohshme në Prishtinë, të cilat pa asnjë bazë juridike vazhdojnë të pengojnë përfaqësueit e Qeverisë së Serbisë që të mbështesin popullin e vet në Kosovë e Metohi", i ka deklaruar ajo "TV Mostit" në pikëkalimin kufitar Jarinje.