Zgjedhjet 2019

Veseli në Skenderaj: Në pushtetin e PDK-së nuk është investuar vetëm në Drenicë

 

Kandidati nga PDK-ja për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin e sotëm me qytetarë të Skenderajt, theksoi se në Drenicë më së shumti flet puna, sepse në Drenicë i ka ardhur fundi Serbisë.

Veseli tha se 6 tetori është referendum, është orientim i Kosovës, është siguria për të ardhmen. Ai tha se është i sigurt që qytetarët e Kosovës do të dinë t’i përgjigjen masovikisht këtij referendumi në drejtimin e Kosovës euroatlantike, të zhvilluar ekonomikisht së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.